SHBA/ E pazakontë, krimineli sulmon gjyqtaren në mes të seancës, e rreh brutalisht (VIDEO)

4 Janar, 07:49| Përditesimi: 4 Janar, 14:47

  • Share

SHBA- Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë një seance gjyqësore pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.

Gjyqtarja Mary Kay Holthus nga Gjykata e Qarkut Clark ishte në mes të seancës gjyqësore kur krimineli i dënuar për abuzim seksual, Deobra Delone Redden e sulmoi.

Pamjet video tregojnë momentin e frikshëm kur Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares së tronditur, Redden dëgjohet duke e ofenduar.

Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht. Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.

Oficeri i policisë u plagos gjithashtu dhe u desh të transportohej në spital pas sulmit brutal.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?