E pazakontë në burgun e Fierit, të dënuarit art në mur! I burgosuri për drogë ekspozitë në fasadën e qelisë! Shollo: Kaloj kohën

4 Qershor 2023, 16:09| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 16:13

  • Share

Edvin Shollo nga Gjirokastra, vuan në Burgun e Fierit dënimin me 3 vite e 4 muaj për trafikim të narkotikëve…

Ai ka vendosur që ditët e qëndrimit në burg ti kalojë ndryshe duke krijuar piktura murale ku paraqet Kalanë e Gjirokastrës, atë e Krujës, apo Apolloninë antike, të cilat shfaqen jo më larg se 40 metra sapo hapet porta kryesore e Institucionit.

Teksa e gjejmë duke punuar mbi një tjetër pikturë në muret e burgut ku po vuan dënimin, atë të shtëpisë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes, ai tregon se këto vepra kanë një domethënie të madhe për të.

 “Jam i dënuar në burgun e fierit për trafikim narkotikësh, punoj ndonjë pikturë, nga historia, I kam bërë vet sepse kam mbaruar edhe shkollën për pikturë. Është më mirë të merresh me dicka, kalon më mirë koha, por ke edhe lehtësira… Në burg bien ministra por edhe piktorë, (qesh)tani po bëj shtëpinë e kongresit të Lushnjës…-thotë Shollo.

Pikturat e Edvin Shollos, nuk janë të vetmet në muret e Burgut të Fierit. një park i gjelbëruar, një rrugicë e pastër dhe me lulishte dhe fasadat me piktura murale, janë kthyer nga të dënuarit në një ekspozitë arti.

Të punuara ndër vite, janë edhe portretet e figurave historike, ai i Skënderbeut, Nënë Terezës apo Ismail Qemalit.

Angazhimi me punë në burg u krijon të dënuarve mundësi për të kërkuar uljen e dënimit por pasqyrohet si sjellje e mirë dhe rehabilitim në dosjen që mban stafi për secilin prej tyre.  

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?