Policia e Elbasanit

Kronikë

Elbasan/ 55-vjeçari thyen masën e arrestit shtëpiak dhe tenton të përdhunojë fqinjen 25-vjeçare

9 Korrik, 16:51| Përditesimi: 9 Korrik, 17:04

  • Share

Elbasan- Policia e Elbasanit njoftoi se ka shpallur në kërkim një 55-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie të dhënë nga Gjykata për veprën penale të dhunës në familje dhe ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij.

Denoncimi është bërë nga vetë 25-vjeçarja, teksa uniformat blu zbuluan më tej se i dyshuari kishte thyer edhe urdhrin e gjykatës.

“U shpall në kërkim I. F., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi", për veprën penale "dhuna në familje", dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje e tij”, bëri me dije policia vendore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë vendore, ndërsa po punohet për kapjen e 55-vjeçarit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?