Dele

E pazakontë në Greqi! Tufa e deleve ‘pushtojnë’ serën e mbjellë me hashash dhe konsumojnë 100 kg të lëndës narkotike

21 Shtator 2023, 10:06| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 10:11

  • Share

Një serë e mbjellë me kanabis në zonën Magnezia të Greqisë është ‘pushtuar’ nga një tufë delesh, të cilat kanë konsumuar rreth 100 kg të lëndës narkotike të kultivuar.

Ngjarje e pazakontë ka befasuar bariu e deleve, të cilat konsumuan një sasi të konsiderueshme hashashi. I zoti i tyre zbuloi atë që ndodhi, pasi mbeti i befasuar nga sjellja e deleve pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezizë.

Sipas TheNewspaper.gr së cilës Shqiptarja.com i referohet menjëherë pas fatkeqësisë natyrore që goditi zonën më të gjerë të Thesalisë ku kullotat janë shkatërruar, tufa  e deleve “pushtoi” serën ku rritej qetësisht kanabisi mjekësor.

Ato konsumuan një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 100 kilogramët .

Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kemi vapë, humbim shumë prodhim. Kemi përmbytjet, humbim pjesën tjetër. Dhe më e mira; Pas gjithë kësaj, një tufë delesh, të cilat nuk di si t'i kthej, hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht,” tha ai.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anisa: 21/09/2023 16:11

    qirie, ku e shet qumeshtin?

    Përgjigju
  • Laert: 21/09/2023 10:41

    Tufa pushton, nuk pushtojne.

    Përgjigju
    • Bariu me gernete: 21/09/2023 11:31

      Po tufat?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?