Në fshatin Porodinë të Korçës, banorët janë vënë kundër një familje të vobektë. Protesta e pazakontë u zhvillua para komisariatit, një ditë pasi 55-vjeçarja, identitetin e së cilës Report Tv nuk e publikon për çështje etike akuzoi fqinjin se ka abuzuar seksualisht me të birin 18-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.
“Unë e pashë lakuriq po ca i ka bërë djalit nuk e di. U tmerrova i kam rënë murit me kokë kur e pashë. Kam frikë se më ndodh dhe mua”.
Me dorën e fashuar, 55-vjeçarja që jeton në shtëpi të rrënuar vetëm djalin tha se kryeplaku dhe fqinjët kërkojnë ta dëbojnë padrejtësisht.
“Duan të më nxjerrin nga shtëpia. Kryeplaku ka marrë firmat që të me heqin nga fshati. Pse të më heqin, çfarë kam bërë unë?
Dionis Myrtollari u shoqërua mesditën e së enjtes nga policia, dhe disa orë më pas u la i lirë. “Më kanë akuzuar për ngacmim seksual. Ata janë autik, nuk dine çfarë thonë. Nuk e pranoj akuzën, nëse e kam bërë të vrasin në mes të fshatit. Shteti ta zbardhë të vertetën”, tha Myrtollari.
Në krah të tij, bashkëfshatarët fyejnë në mënyrë të paprecendentë denoncuesen. “Në atë femër nuk i vete mendja askujt për s***”.
Policia e Korçës tha e ka dërguar çështjen për hetim në prokurori ku pritet që ekspertiza të zbardhë nëse ka pasur apo jo abuzim seksual, ndërkohë që ende pa folur drejtësua, banorët Porodinës vijojnë të kërkojnë dëbimin nga fshati të nënës me djalin.
Fshat i vogel,kam pershtypjen qe bashkefshataret jane nxitur nga i akuzuari dhe kryeplaku.Por fakti qe kerkojne t'a debojne,me solli ndermend nje dokumentar interesant qe kam pare per shtrigat e Salemit dhe te verteten pertej gjithe atij skandali dhe gjyqi te turpshem.E pershtatur ne shqipen popullorce,per sjelljen e bashkefshatareve ne Porodine duhet thene /S'jane shkaqe,por sebepe/.
PërgjigjuAlbanistan
Përgjigju