KOSOVË- Një rast i pazakontë ka ndodhur në Malishevë. Një pacienti nga Malisheva i është nxjerrë nga stomaku një telefon i vogël.
Pacienti që po trajtohej për çrregullime depresive, pasi është dërguar nga familjaret në një klinikë në Malishevë, kanë vërejtur se në stomakun e tij është një telefon.
Përmes një ndërhyrjeje mjekët ia kanë hequr telefonin.
“Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar për sëmundje të varshmërisë, sillet nga familjaret ne ordinancën OSG ne Malishevë me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesoret përkatës, me asistim te Dr. Taulant Kryeziu, infermiere Florida Shala, procedura kryhet me sukses pa komplikime! Pacienti referohet për trajtim te mëtejshëm tek psikiatri”, thuhet në postimin e Ordinancës OSG.