Një histori e rrallë dhe e pazakontë vjen nga qyteti i Kukësit. Një burrë, sot 57 vjeç, 21 vite më parë, në moshën 36-vjeçare ka arritur të regjistrojë si vajzën e tij, një fëmijë që nuk ekzistonte. Nuk është mjaftuar me kaq. Fëmijën e pretenduar që askush nuk e kishte sjellë në jetë, por që e regjistroi në certifikatë familjare si të tijën, në vitin 2021, burri e shpalli të vdekur, dhe e çregjistroi nga gjendja civile.
Por përse i duhej të mashtronte sikur kishte një fëmijë?
Sopaj “krijoi” vajzën imagjinare në vitin 2002, kur ndërkohë bashkëshortja e tij kishte sjellë në jetë 2 fëmijë në 98-ën dhe në vitin 2000. Për të përfituar ndihmë më të lartë ekonomike nga shteti, sipas ligjit të kohës, familja duhej të kishte 3 fëmijë. Policisë së Kukësit iu desh disa muaj të hetojë me metoda speciale, për të zbuluar se Xhevit Sopaj kishte falsifikuar ndër vite dokumentet.
"Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës", njofton policia. Në 2004-ën dhe 2007-ën zoti e bekoi këtë familje me 2 fëmijë të tjerë.
Megjithatë, Xhevit Sopaj vijonte të kishte të regjistruar në trungun e familjes, edhe vajzën inekzistente të cilës i kishin vënë emrin Ariola, deri kur fëmija që ekzistonte vetëm në letra, u bë 18 vjeç. Ky është limiti i moshës kur prindërit përfitojnë ndihmë nga shtetit. Kështu, në vitin 2021, në moshën 19-vjeçare, duke mos ndjerë më përfitime nga vajza e regjistruar vetëm në gjendje civile, Xh.Sopaj e shpalli të vdekur, për të fshirë çdo gjurmë të saj nga certifikata familjare.
Hetuesit kanë dyshime se në gjithë këtë veprimtari kriminale, 57-vjeçari të mos ketë qenë i vetëm. Ndaj po hetojnë për shpërdorim detyre, një mjek që mund të ketë bërë certifikatë false lindjeje, dhe administratorin e një agjencie funerale, që mund të ketë bërë certifikatën false të vdekjes. 57-vjeçari nga Kukësi do të hetohet nga Prokuroria për 2 vepra penale “mashtrimi” dhe “falsifikimi i vulave dhe stampave dhe formularëve”.
Ore e kuptoj qe doli nje shejtan budalla qe beri cberi per te perfituar 5 leke me shume...e kuptoj dhe kete pjesen e fallcifikimit dhe korruptimit te mjekut sepse ne shqiperi jetojme dhe e ideme cfare ndodh ketu. Por qe policia te kete muaj qe investigon dhe qe perdor metoda speciale, kete nuk arrij ta kuptoj fare. Po si eshte e mundur qe policia, ne nje qyteze ku njihen te gjithe me njeri tjetrin nuk e ditka qe ky individ me letra ka nje femije qe askush se ka pare kurre !? Mjafton ti shkosh ne banese dhe ta pyesesh, apo ti pyesesh te afermit., apo komshinjte...
PërgjigjuAkuzave /mashtrim/ e /falsifikim/ u duhet shtuar dhe /perfitim i paligjshem/,s.d.q qe mjeket ne Shqiperi bejne numra te tille nuk eshte ndonje gje e re.I kane nxjerre gati te gjithe politikanet e zyrtaret e larte te arrestuar /me zemer e me te prera barku/,thjesht qe te mbahen arrest ne spital,ose ne shtepi.Sa per metoda speciale hetimi,Kukesi sa nje furik pulash eshte,e njohin te gjithe njeri-tjetrin.
PërgjigjuKy,kuksiani,duhet e pakta te ktheje kokerr-per-kokerr perfitimet financiare te 19 viteve,,,nderkaq ne mashtrim nuk ka qene vetem. "Metodat speciale" te hetimit hudhjani gomereve te qytezes se Kuksit.
PërgjigjuMe metoda speciale në Kukës vetëm shpëtim mushku mund t'a ketë hetuar....
Përgjigju