Policia e Kurbinit

Kronikë

62-vjeçari në Kurbin denoncon humbjen e të fejuarës së djalit, mister shkaqet e largimit

9 Korrik, 15:21| Përditesimi: 9 Korrik, 17:03

  • Share

Kurbin- Një 62-vjeçar ka denoncuar humbjen e të fejuarës së djelit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak të Kurbinit, teksa vjehrri i është drejtuar Komisariatit për të kërkuar ndihmë në gjetjen e nuses, që është larguar në shkaqe dhe rrethana të panjohura. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme dhe sot (9 korrik) policia konfirmoi rastin.

“U paraqit në Komisariat K. R., 62 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, se është larguar nga banesa e tij e fejuara e djalit, shtetasja V. P.”, tha policia për detajet paraprake, por pa dhënë hollësi.

Nuk dihen arsyet e largimit të vajzës së re nga banesa e vjehrrit të saj, nëse ka qenë konflikt familjar apo ndonjë rrethanë tjetër. Policia bëri me dije se ka nisur hetimet dhe po vijon puna për gjetjen e saj.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?