Kronikë

Leskovik/ Gjendet pas tre ditësh bariu 74-vjeçar, kishte ndaluar tek të afërmit e tij

10 Nëntor 2019, 10:28| Përditesimi: 10 Nëntor 2019, 15:41

  • Share

LESKOVIK-Pas 3 ditësh kërkime gjendet bariu në Leskovik.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 74-vjeçari Dhimitër Baze është shëndoshë e mirë dhe gjatë kësaj kohe kishte qëndruar tek të afërmit e tij. Baze kishte dalë tre ditë më parë të kullosur bagëtitë në zonën e Postenit dhe nuk ishte rikthyer në shtëpi. Bagëtitë kishin gjetur rrugën dhe u rikthyen, ç'ka ka bërë që banorët dhe familjarët  të sinjalizojnë policinë.  

Në kërkin të tij u angazhuan 50 forca policie, ku fatmirësisht operacioni përfundoi me sukses.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?