Momenti i dhunimit të pasagjerit që u zhvesh në tren

Bota

E pazakontë në metronë e Londrës, burri zhvishet lakuriq brenda në tren, pasagjerët e dhunojnë me grushte e shkelma! (VIDEO)

11 Gusht, 17:20| Përditesimi: 11 Gusht, 17:38

  • Share

Një incident i dhunshëm ndodhi në metronë e Londrës, Britani e Madhe, pak ditë më parë, kur një burrë u zhvesh lakuriq para pasagjerëve dhe u sulmua pasi refuzoi të zbriste nga treni.

Incidenti ndodhi midis stacioneve Upton Park dhe East Ham, kur burri filloi të bërtiste pak pasi treni me drejtim lindje ishte nisur, raporton Daily Mail.

Pastaj, ai uli pantallonat, e mbështolli rripin rreth qafës dhe mbeti lakuriq nga beli e poshtë.

Një pasagjer u ngrit shpejt dhe tha:

“Duhet të zbresësh nga treni”. Por burri filloi të bërtiste vazhdimisht: “Zbrit nga treni!” Pasagjeri u përgjigj: “Çfarë do të thuash me ‘zbrit nga treni’? Duhet të zbresësh nga treni. Tani. Ka fëmijë këtu”.

Pak më vonë, pasagjerët e metrosë filluan ta godisnin me shqelma dhe grushte burrin lakuriq derisa arritën ta mbërthenin në dyshemenë e vagonit. Burri u dërgua më pas në stacionin e metrosë East Ham, ndërsa pasagjerët informuan stafin për incidentin.

Një oficer policie jashtë detyrës ishte në tren dhe e arrestoi atë, dhe burri u dërgua më vonë në spital, ku po mbahet sipas Aktit të Shëndetit Mendor.

Edhe pasagjerët e trenit që sulmuan burrin e zhveshur rrezikojnë të arrestohen nga autoritetet.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?