Policia e Mirdites

Kronikë

E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes 7 vite më të madhe nga ai

5 Korrik, 16:15| Përditesimi: 5 Korrik, 16:18

  • Share

Mirditë- Një 31-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Mirditës humbjen e gruas, shtatë vite më e madhe nga ai.

Kallëzimi ëhstë bërë ditën e djeshme, por policia nuk dha detaje se prej sa ditësh është larguar nga banesa 38-vjeçarja M.J., dhe as rrethanat dhe motivet e mundshme të ikjes së saj.

“Më datë 4 korrik është paraqitur në Komisariat Gj. J., 31 vjeç, i cili kallëzoi se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, M. J., 38 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”, bëri me dije policia vendore.

Pas marrjes së dëshmisë së 31-vjeçarit, materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme, ndërsa po bëhen përpjekje për lokalizimin dhe kontaktimin e të humburës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njerez modern: 06/07/2025 17:37

    Nuk e Kisha degjuar me humb gruaja , mund te humbasesh portofolin ose celesin e makines jo gruan ! Me siguri ndonje turist ja ka fituar zëmren o vella

    Përgjigju
  • miri: 06/07/2025 13:09

    pse vetem burrat te morin nusen me te vogel, edhe gruja e do me te vogel 7 vite hahahahah nuk eshte e pazakonte kemi presidentin Macron qe e rref plaka ne shpulla hahahhahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?