Mirditë- Një 31-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Mirditës humbjen e gruas, shtatë vite më e madhe nga ai.
Kallëzimi ëhstë bërë ditën e djeshme, por policia nuk dha detaje se prej sa ditësh është larguar nga banesa 38-vjeçarja M.J., dhe as rrethanat dhe motivet e mundshme të ikjes së saj.
“Më datë 4 korrik është paraqitur në Komisariat Gj. J., 31 vjeç, i cili kallëzoi se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, M. J., 38 vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”, bëri me dije policia vendore.
Pas marrjes së dëshmisë së 31-vjeçarit, materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme, ndërsa po bëhen përpjekje për lokalizimin dhe kontaktimin e të humburës.
Komente
