Si kurrë më parë në Siberi janë shënuar temperatura të larta rekord dhe autoritetet vendase thonë se mund të bëhen shkak për zjarre dhe për shtimin në atmosferë të sasisë së karbonit.
Qytetet më veriore të Rusisë po çuditen ditët e fundit nga temperaturat të cilat nuk shkojnë aspak për shtat me vendin.
Më 20 qershor, qyteti i Verkojanskit në Siberi shënoi temperaturën 38 gradë Celsius, një rekord absolut për rajonin.
Ndërsa shifra pritet të konfirmohet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, ekspertët janë të shqetësuar teksa konsultojnë hartat që tregojnë se zonat e Rusisë ndodhen në mesin e një vale të nxehtë që ka përfshirë tërë brezat e Arktikut.