Policia e Tiranës

Kronikë

E pazakontë në Tiranë, vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit, kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

29 Maj, 17:07| Përditesimi: 29 Maj, 17:10

  • Share

Tiranë- Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ndërsa burime zyrtare konfirmuan sot (29 maj) regjistrimin e denoncimit për humbjen e 17-vjeçares.

“Kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Nuk u dhanë detaje për dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes së largimit dy ditë më parë të së miturës, por po bëhen kërkime nëpërmjet familjes së saj, të njohurve, kontakteve telefonike apo dhe rrjetitsocial, për ta lokalizuar dhe zbardhur këtë ngjarje.

Policia e Tiranës, po nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat, referuan materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë edhe për një rast dhune ndaj të dyshuarës N. T., 57 vjeçe, pasi dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar fizikisht, me 2 gra të tjera.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/05/2025 03:16

    17 vjec nuse,kjo ligjerisht quhet akoma minorene! Sa eshte mosha ligjore qe lejohet martesa?

    Përgjigju
  • Turi: 29/05/2025 18:17

    Po ja ben pak qejfin vetes,pak durim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?