Prokurori i Apelit në Tiranë Edmond Hyka ka blerë për vetëm 2 milionë lekë një apartament me sipërfaqe 121 m2 në Durrës. Prokurori e ka blerë këtë pasuri të paluajtshme në vitin 2015, me çmim disa herë më të ulët se sa vlera e tregut. Kjo është një ndër gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë verifikimit të ligjshmërisë së pasurisë së prokurorit. Nga të dhënat në tregun e lirë të apartamenteve në qytetin Durrës, Komisioni Vetingut thekson se çmimi real i këtij apartamenti është 6,580,343 lekë.
Pse prokurori e ka blerë apartamentin tre herë më lirë? Sipas Komisionit të Vetingut, prokurori Hyka ka konfirmuar marrëdhënie të vazhdueshme me shitësin e apartamentit, shtetasin I. Ç. që nga viti 2002 dhe në deri ne vitin 2005. Gjithashtu, prokurori ka deklaruar se apartamentin e ka blerë që në vitin 2002, kur nuk kishte përfunduar plotësisht dhe se nuk ishin bërë dokumentet hipotekore.
Por, KPK ka thekson se prokurori Hyka, në shkurt të 2018, ka përfaqësuar në Gjykatën e Apelit Tiranë një çështje, ku pala në gjykim ishte shtetasi I. Ç. Prokurori ka sqaruar për KPK-në se “unë nuk e konsideroj konflikt interesi faktin se sipas shortit të hedhur në Prokurorinë e Apelit, për këtë procedim kam qenë unë, si prokuror, kur vetë ligji ma ndalon të marr pjesë dhe aq më tepër kur Gjykata e Apelit Tiranë ka rrëzuar kërkesën e kërkuesit I. Ç., duke vendosur lënien në fuqi të vendimit penal...”.
Prokurori ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në gjykim, është zgjedhur me short dhe se gjykata e ka rrëzuar kërkesën e I. Ç. Por, sipas KPK-së shpjegimet e prokurorit nuk janë bindëse. “Në rastin konkret ekzistojnë rrethanat ku subjekti i rivlerësimit ka qenë në një situatë, marrëdhënie interesi, me palët pjesë të atij procesi, çështje e cila i ishte caktuar me short subjektit të rivlerësimit. Në këto kushte, subjekti i rivlerësimit...duhej të kishte deklaruar heqjen dorë nga kjo çështje, ku palë ishte shtetasi I. Ç”, thuhet në vendimin e KPK.
Prokurori ka deklaruar edhe blerjen e një dyqani me sipërfaqe 52.50 m2, në vitin 2005. Në deklaratën për Vetingun prokurori thotë se dyqanin e ka blerë 500 mijë lekë, ndërsa në deklaratën e pasurisë së vitit 2005 e deklaron në vlerën 5 milionë lekë, pra 10 herë më shumë. Sipas KPK-së, prokurori ka bërë deklarim të pasaktë të apartamentit dhe dyqanit.
Prokurori Edmond Hyka ka regjistruar në vitin 2010 në hipotekë edhe një banesë private me sipërfaqe 87.5 m2, mbi një truall me sipërfaqe 308.5 m2. Këtë pasuri prokurorit ia kanë dhuruar. Dhurimi i është bërë pa kushte dhe me vullnet të lirë nga shtetasit Xh.H., T.M. dhe D.Ç.
Po gjatë këtij viti, prokurori ka lidhur një kontratë investimi me një kompani, për të ndërtuar një pallat jo më pak se 8 kate në truallin që i dhuruan, Nga ky investim, 37 % të sipërfaqes ndërtimore do ta përfitojë pronari i tokës, pra prokurori, kurse investitori do të përfitojë 63 % të sipërfaqes ndërtimore. Por, KPK thotë se prokurori nuk e ka deklaruar këtë kontratë në deklaratën e pasurisë për Vetingun.
Prokurori ka pohuar se nuk e ka deklaruar këtë kontratë, pasi kompania nuk arriti që të marrë lejen e ndërtimit, ku për rrjedhojë kontrata mbeti e papërfunduar. Aktualisht pasuria është në gjendjen e mëparshme. KPK ka theksuar deklarimet e prokurorit për këtë pasuri janë të vërteta.
Në vitin 2015, djali i prokurorit, G. H., ka blerë një banesë në Durrës me sipërfaqe 66.5 m2, me vlerë 32,000 euro. Si burim të këtyre parave, G. H ka deklaruar të ardhura të lëna nga gjyshja Xh.H. dhe kursimet familjare (shumë kjo e deklaruar më parë). KPK-ja ka arritur në konkluzionin se këto të ardhura të pretenduara nuk provohen plotësisht me dokumentacion justifikues.
Prokurori ka deklaruar se gjatë viteve 1998-2005 ka fituar 10,000,000 lekë si avokat. KPK-ja thotë se shuma e ligjshme e fituar gjatë kësaj periudhe është 3,346,000 lekë. Prokurori ka deklaruar se ka trashëguar nga babai i tij, shumat 5,000,000 lekësh dhe 35 mijë euro. Por, Komisioni i Vetingut se nga këto para justifikohen vetëm 93,715 lekë.
Prokurori Hyka ka deklaruar edhe shumat 10,000 euro dhe 100,000 lekë cash, por sipas KPK-së janë të paligjshme. Hyka ka deklaruar edhe depozitë 6,100,000 ose rreth 54 mijë USD, por sipas KPK prokurori nuk justifikon 4,500,000 lekë nga këto para.
gjetje e madhe kjo xhensila copa mishit ?! karstriot selita me 2 mil leke bleu ap ne Tirane ne 2004 dhe e vleresoi 60 mil ne 2006?! Me 4000 euro rrogen e vellait hantikapat ne itali bleu benz 11 mi euro, kur te gjitha te ardhurat e tij ishin vetem 4020 euro... SE ME CA KA JETUAR ANTIKAPATI NE ITALI 1 ZOT E DIN... e shkruar e bardhe ne te zeze ne vendimin e kpk-se hajdute !
Përgjigju