MALAJZI- Një situatë e pazakontë është regjistruar në Malajzi. Dy fëmijë të vegjël, 6 dhe 3 vjeç kanë marrë makinën e prindërve dhe kanë udhëtuar për plot 2.5 km. Arsyeja?
Po shkonin në dyqan që të blinin një makinë lodër. Nëna e tyre ka qenë në tualet e ndërsa babai në gjumë. Dy fëmijët ia kanë ndalë që të ndezin makinën dhe të bëjnë mjaftueshëm rrugë deri sa u përplasën me një shtyllë. Policët tregojnë se menduan se shoferi ishte i dehur, kur zbuluan surprizën.
Policia tha se djali i madh pësoi një dëmtim në mjekër, ndërsa vëllai i tij nuk u lëndua.