“E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi”. Kështu shprehet me ironi deputeti demokrat Dash Sula për lirimin me kusht të Ervin Salianjit, i cili pasi shkoi në selinë e PD-së pas më shumë se 9 muajsh në burg, nuk u prit nga asnjë drejtues i partisë. Në një reagim në rrjete sociale, Sula ngre pyetjen se ku shkuan ata që deklaronin se do 'ngujoheshin' në parti për të mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës që e dënoi Salianjin me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen Babale.
“Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim te padrejtë. Për Salianjin show me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik. Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para se të takonte familjen e tij biologjike, u drejtua për te familja politike për të takuar anëtarët e familjes politike. Për tu vlerësuar! Feedbacku që mori?! Asnjë nga udhëheqësia nuk denjoi ta priste. Nuk e kuptoj se ku shkuan të gjithë ata te devotshmit që ishin gati që të ngujoheshin për të mos e lejuar që të ekzekutohej vendimi gjykatës?!”, shkruan Sula.
Sula thotë se dje do të duhej që të festohej në PD për lirimin para kohe të përfaqësuesit të saj, por fakti se ndodhi e kundërta tregon qartë situatën në të cilën ndodhet partia. Sipas tij, Salianji shihet si një rrezik brenda rradhëve të demokratëve, të cilët nuk synojnë asgjë tjetër, veçse disa poste brenda partisë së tyre ndaj po mundohen ta sfumojnë.
“Pse ishin më të gëzuar ata udhëheqës madhorë kur Salianji po shkonte në burg se sa tani që doli. Dje do duhet që të ishte një moment feste për Partinë Demokratike, por në fakt ndodhi e kundërta. Ajo që ndodhi dje në PD, dëshmon më së miri situatën ku ndodhet partia. Nuk kanë mëndjen as për të fituar dhe as për të fituar por po zihen për ato postet brënda partisë dhe ndonjë post në Parlament. Për postet në parti, Salianji është një kandidat potencial ndaj “galloshet” janë bërë të gjithë bashkë për ta sfumuar pa ardhur Salianjin. Edhe një herë PD dëshmon se nuk synon maksimalizim por do të ruaj statuskuon. Janë luftëtarët më të pa epur për të luftuar njëri-tjetrin.”, thotë Sula.
Një ditë më parë, Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvend, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura. Sipas ligjit të dekriminalizimit, ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit.
Reagimi i plotë i Dash Sulës:
E percollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi.
Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim te padrejtë. Për Salianjin show me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik.
Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para se të takonte familjen e tij biologjike, u drejtua për te familja politike për të takuar anëtarët e familjes politike. Për tu vlerësuar!
Feedbacku që mori?!
Asnjë nga udhëheqësia nuk denjoi ta priste. Nuk e kuptoj se ku shkuan të gjithë ata te devotshmit që ishin gati që të ngujoheshin për të mos e lejuar që të ekzekutohej vendimi gjykatës?!
Pse ishin më të gëzuar ata udhëheqës madhorë kur Salianji po shkonte në burg se sa tani që doli. Dje do duhet që të ishte një moment feste për Partinë Demokratike, por në fakt ndodhi e kundërta.
Ajo që ndodhi dje në PD, dëshmon më së miri situatën ku ndodhet partia. Nuk kanë mëndjen as për të fituar dhe as për të fituar por po zihen për ato postet brënda partisë dhe ndonjë post në Parlament. Për postet në parti, Salianji është një kandidat potencial ndaj “galloshet” janë bërë të gjithë bashkë për ta sfumuar pa ardhur Salianjin.
Edhe një herë PD dëshmon se nuk synon maksimalizim por do të ruaj statuskuon. Janë luftëtarët më të pa epur për të luftuar njëri-tjetrin.
Komente

Salianji eshte korruptuar ne burg dhe pregatitur per te sulmuar Saliun dhe Flamurin.KUJDES nga SALIANJI!
Përgjigju