POGRADEC – Inatet e Sindi Syzos me Eris Çekanin, dy të rinj nga Pogradeci vijojnë ende. Pasi i vunë GPS në makinat që jepte me qera, Eris Çekani është përballur me një sulm rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor ‘Korcë-Pogradec’ pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë.
Çekani ishte duke lëvizur me makinë kur u përplas nga Sindi Syzo dhe shoku i tij Marjo Xhangolli që ishin në automjetin tip ‘Hummer’. Ata nuk kursyen kërcënimet ndaj tij, e goditën me sende të forta dhe u larguan me shpejtësi.
“Nga veprimet e shpejta hetimore, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim 2 autorët e dyshuar, shtetasit M. Xh., 30 vjeç dhe S. S., 28 vjeç, të banues në Pogradec, të cilët dyshohet se për motive të dobëta, kanë përplasur qëllimisht, me automjetin tip "Hummer" me të cilin qarkullonin, automjetin e shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec”, njofton policia.
Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip "Hummer" është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Të rinjtë nuk kanë ndaluar as aty, por kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Por historia e Çekanit me Syzon është e hershme. Vetëm pak muaj më parë, 39-vjeçari është përfshirë në një sherr me disa persona. 5 të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri tjetrin si nëpër filma deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”. Teksa kanë mbërritur në këtë rrugë, ata kanë përplasur dy mjetet me të cilat udhëtonin. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia dhe në pranga ra Eris Çekani dhe Gledis Dikellari 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, e ndërsa 3 personat e tjerë, Sindi Syzo, Marjo Xhangolli dhe një tjetër janë larguar nga vend i ngjarjes me një makinë tjetër. Në bazë të dëshmisë, Cekani pretendonte se GPS në makinat që jepte me qera është porositur pikërisht këto persona, megjithatë hetimet vijojnë.
Policia thotë se vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen e këtyre shtetasve përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Faji i policise dhe i prokurorise. Kjo ngjarje me sa kuptohet do perfundoje si ajo me Hotel Voloreka. Sulmuesit duken hapur qe nuk kane frike as policine dhe as ligjin. Dikush dunet ti mbeshtesi sepse ndryshe nuk do guxonin te vazhdonin kete histori pa sens. Nuk kane pune dhe familje keta qe vazhdojne kete histori? Pala e demtuar edhe mund te vrase palen tjeter per vetembrojtje sepse kur shteti nuk funksionon prodhohen tragjedi.
PërgjigjuKete sagen e ketyre s'e kuptoj...perplasin makinat dhe nuk e heqin qafe njehere e mire njeri tjetrin. Gje e mire ne fund te fundit, tregon qe kane respekt per jeten dhe jo per pronen.
Përgjigju