Kronikë

Aksidenti në Elbasan/ 42-vjeçari humb betejën me jetën, arrestohet shoferi (VIDEO)

26 Prill 2019, 20:36| Përditesimi: 27 Prill 2019, 09:08

  • Share

42-vjeçari, Altin Bahja ka humbur jetën pas plagëve të marra nga goditja e një makine. Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e sotme në lagjen 'Kala' të Elbasanit, ku 42-vjeçari edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra.

Sipas policisë mjeti që përplasi viktimën u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në fillim policia e kishte të vështirë identifikimin e shoferit por më pas kan arritur ta arrestojnë. Bëhet fjalë për shtetasin Gentjan Sula i cili është arrestuar për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po merr dëshmitë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Saja: 26/04/2019 21:12

    Si mor nuk eshte identifikuar mjeti akoma. Ngjarja ndodhi mu ne qender te Elbasanit dhe ajo zone aty ka kamera. Kapeni plehren dhe kalbeni ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?