E përplasi 'Mitsubishi' në Kukës, fëmija transportohet te 'Trauma' rëndë, shoferi e çon në spital dhe dorëzohet

24 Gusht 2020, 11:07| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 12:09

  • Share

Një fëmijë 11-vjeç është aksidentuar paraditen e sotme në Kukës. Fëmija ka qenë në lagjen Gostil në aksin rrugor Bicaj-Kukës në momentin që është përplasur nga një makinë tip "Mitsubish" e një kompanie celulare. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. 

Ndihma e parë fëmijës i është dhënë në spitalin e Kukësit, por duke qenë se gjendja paraqitej e rëndë, 11-vjeçari me inicialet E.M. u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Shoferi që shkaktoi aksidentin është A.H. 35 vjeç, banues në Bushtricë. Fillimisht në informacion e parë, policia njoftoi se drejtuesi braktisi makinën pas aksidentit duke u arratisur nga vendi i ngjarjes.

Por disa minuta më pas, drejtoria e policisë Kukës njofton se 35-vjeçari që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes pasi dërgoi në spitalin e Kukësit me një tjetër makinë fëmijën që aksidentoi dhe më pas u dorëzua. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

Momenti kur 11-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës

1598260945_aksidnetgostil.jpg

Rruga ku ndodhi aksidenti

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?