TIRANE-11-vjeçari që u përplas 5 ditë më parë nga një makinë e një kompanie celulare në Kukës nuk ka mundur që të mbijetojë duke ndërruar jetë ditën e sotme. Fëmija që humbi jetën është 11-vjeçari me inicialet E.M.
Aksidenti ndodhi në lagjen Gostil në aksin rrugor Bicaj-Kukës. Fëmija u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve sot ndërroi jetë. Shoferi që shkaktoi aksidentin është A.H. 35 vjeç, banues në Bushtricë.
Komento