Timo Flloko dhe Ismail Kadare

E piva kafen e helmët pa ty! Aktori Timo Flloko poezi në nder të Ismail Kadaresë: Pse vijnë gjenitë dhe ikin nga kjo botë

6 Korrik, 17:14| Përditesimi: 6 Korrik, 17:23

  • Share

Aktori Timo Flloko ka publikuar një poezi të tij, në nder të shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare.

Në vargjet kushtuar letrarit, të quajtur Kadare, në kllapa “Requiem”, që në latinisht do të thotë “Meshë e Kishës Katolike”, Flloko e nis poezinë duke përshkruar ditën me dhembjen e madhe pa gjeniun e letrave shqipe.

KADARE (Requiem)

Nga Timo Flloko

E piva kafen e helmët pa ty, këtë mëngjes,

Dhembjen, fillikat, me kë ta ndaja,

Chateau Juvenilja tek e shoh më ngjan,

Më shkretëtirë se Saharaja…

Ike heshtjes si gjigant, i menduar,

(Bëre vallë pakt të fshehtë me ikjen?!)

Le bosh pas vetes, në mijëra zemra,

Zbrazëti pa skaj, apokaliptike…

(Pse vijnë gjenitë dhe ikin nga kjo botë..?!)

Ikja jote është shtegtim qiellor,

Vdekjen s’mund as ta imagjinoj dot!

Mortin s’mund ta marr as me mend..

Një zog erdh’ a m’u faneps

Fluturimin ndali, u ul në vendin tënd,

(Të ish hij’ e Nobelit ai udhëhumbës,

Me pendesën në vete, një gjasë aq e rrallë,

U nis por mbërriti vone, nga erërat që frynin,

Korb u bë nga mërzia, se s’të gjeti gjallë…)

U përmenda ne fund, humbës në atë bosh,

Hodha sytë në qiell, përtej, te e panjohura,

Me pafundësinë u shkri, atje përjetshëm,

Shpirti yt shtegtar që kapërcen kohërat.

Ismail Kadare humbi jetën mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Të shumta ishin homazhet që u organizuan në nder të figurës së tij. 2 dhe 3 korriku u shpallën dy ditë zie.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • nje fans i ismailit...: 07/07/2024 04:40

    JEMI SHUME TE MERZITUR,,SEPSE NA IKU NJE GJENI I LETRAVE DHE NJERI TEPER I LARTE, ,,SEPSE NUK DO KEMI LIBRA TE RINJ TE KADARES NE PANAIRE....NGUSHELLIME FAMILJES,,DHE MIQVE DHE FANSAVE TE TIJ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?