E PLOTË! Dinamika e plagosjes në Tiranë/ Polici insistoi të dëgjonte 'MË FAL'! Gruaja i pranoi vetëm një flirt

Sikur nëna e dy fëmijëve t’i kërkonte të falur bashkëshortit të saj në takimin e fundit me të, polici Erjon Goxhara ndoshta do t’i shpëtonte sulmit emocional, e nuk do shtinte me 6 plumba Lorenc Kostën.

Disa orë para krimit në 19 gusht, Goxharja me gruan, dhe nipin e tij, u ulën për të biseduar, në një qendër tregtare në periferi të Tiranës. Takim mes debatesh e tensionesh, ku burri e akuzonte dhe ajo që mbrohej.

Gruaja pranoi një flirt, apo një rast intim me 45-vjecarin, inxhinierin Kosta, koleg pune në ERE, ku ishte juriste. Por nuk i pranoi burrit, lidhje jashtëmartesore, thuhet në dosje. Gruaja pranoi gabimin, por jo tradhtinë. "Kërko falje"- këmbëngulte Goxharja.

Në dëshminë e nipit të burrit, thuhet se ajo i binte kokës me grushte, ndoshta e penduar për çfarë kishte ndodhur, por jo ndjesë. Aq sa mund të ketë bindur edhe të shoqin, i cili ishte në gjendje psikologjike të rëndë, midis ndjesive të nderit dhe të turpit. “Ishte i acaruar, por nuk e sulmoi fizikisht, kishte vetëm debat mes tyre”, thotë nipi.

Kur përfunduan takimin, sipas dosjes, Erjon Goxharja, shkoi tek Komuna e Parisit, aty ku edhe banonte Lorenc Kosta baba i një vajze 16 vjeçe, që ka synuar kryetarin e ERE-s. Edhe herë të tjera ishte prezentë në atë zonë, thjesht e vëzhgonte shënjestrën tij, por nuk ka dyshime për qëllimin e vrasjes, thotë prokuroria.

I gjendur përballë Kostës që mesa duke e ka parë me injorim, Goxharja duket se pësoi një tjetër sulm emocional. Nxori pistoletën dhe shtiu 6 herë mbi të, në pjesën e poshtme të trupit; një plumb në bark, tre në këmbë. I plagosuri, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën

E filmon atë çfarë bëri dhe videon ia dërgon të plagosurit në telefon: "Mëso të mos futesh më në shtëpitë e të tjerëve, dhe të hash djersën e tyre”. Më pas telefonon djalin, dhe takohet me të te rreth-rrotullimi i Shkozës. Të dy morën një taksi dhe shkuan në drejtim të Freskut. Djali i tregoi hetuesve, se kur mbërritën tek Thesari i Shtetit në Dajt dy policë civilë, gati e kapën, por ai u largua më vrap, duke thënë  “më mirë vdes se të kalbem në burg”. Djali tregoi edhe për konfliktet me prindërve që nisën në mes të korrikut, kohë kur sipas tij, nëna pranon dyshimet e Goxharës për tradhti me Kostën. Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, u vetëdorëzua pasditen e 21 gushtit.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/08/2024 02:49

    /VAJ-ME-DET/,besoj se i ke pare fotot e te dy burrave te ngateruar ne kete ngjarje,tani perpara se te besh prokurorin e te kerkosh koken e gruas,a mund te na thuash se cfare e shtyn kete grua te tradhetonte nje burre si ky per nje dashnor si ai?! Me pas mund te besh dhe gjykatesin.

    Përgjigju
  • Vaj_me_det: 21/08/2024 21:28

    E vetmja fajtore ( nqs ai se ka yradhtuar me pare) ne kete ngjarje eshte gruaja dhe vetmja qe nuk ndeshkohet. E vetmja me faj gezon sot burrin e hoqi qafe dashnori i shpetoi eshte gjalle. Po ky oficer gomar ne vend te ndenshkoje gruan se ajo e tradhtoi ndeshkon ate qe ja ngopi. O zotri po i majti kembet hap ajo se fal njeri cfaj kishte ai kur asaj ja kishte qejfi kur smendoi ajo per burrin e saj e familjen do i vinte keq kti tjeyrit. Gomar oficer ik o mbyt gruan

    Përgjigju
    • Krokodili: 22/08/2024 09:27

      Oficeri po te ishte i forte dhe trim nuk kishte nevoje ti fuste plumin burrit t'huj,por nji dajak te mire grus e dashnorit meqe e ka pranu dhe ti fusti nji divorc grus,se oficieri ishte alamet djali gjynof ta humi jeten per qefet e grus.

  • Ledina: 21/08/2024 19:21

    Erjon Goxhara duhet te dekorohet, sepse mori hakun e gruas qe inxhinjeri hamshor e kishte lene te pagosur duke ia futur vetem nje here.

    Përgjigju
  • I urti: 21/08/2024 18:04

    Shkaterrimi i familjes duhet ndeshkuar, mire ka bere polici dhe nuk duhet denuar per ate veprim. Ne kete rast edhe gruaja duhej ndeshkuar. Thojne dhuna ne familje dhe reklamohet me te madhe dhe harrojne te dallojne dhunimin e padrejte me ndeshkimin per nje faj te madh. Tradhetia kudo ne bote po behet haptas dhe po normalizohet, kjo eshte fryma globaliste qe po propagandohet bashke me shume fenomene tjera te neveritshme. Zoti na ruajt.

    Përgjigju
    • Gimi: 21/08/2024 21:04

      Po Hajdar po

  • Dritan: 21/08/2024 17:21

    Me vjen shume keq qe publikohen gjera kaq intime familjare te njerezve te ndryshem. Keta njerez kane motra nena dhe te aferm qe ndikohen dhe pesojne trauma psikologjike. Nuk mund te behen publike. Media duhet te jete me e ftohte ne te tilla raste dhe te mjaftohet me lajmin ne vija te pergjithshme.

    Përgjigju
  • Kristo: 21/08/2024 16:59

    Hetim pasuror do i fillojë këtij nipçes së Gramozit, app dhe ky do i shpëtojë paratë e vjedhura. Nëse nuk i fillon hetim pasuror shteti dhe srejtësia është E kapur

    Përgjigju
    • O Bisha: 21/08/2024 19:28

      O Bisha o Kristo ska vjedh pare ky se ska pas nevoje. Po mos I jep gojes gam gam

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?