E pritshme! Vera do të shtonte rastet me koronavirus, Simaku: Sezoni turistik pa masa anti-covid rriti infektimet

22 Qershor 2022, 20:42| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 20:51

  • Share

Pas një kohe të gjatë ku Shqipëria kishte gjetur qetësi me Covid-19, javët e fundit janë trefishuar rastet e reja me infeksion. Edhe testimet ditore janë rritur ndjeshëm. Për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kjo situatë ishte e pritshme dhe sipas tyre ka ndikuar fluksi i lëvizjeve gjatë sezonit turistik dhe zhdukja e masave anticovid.

Infektimet me Covid 19 kanë pësuar rritje të ndjeshme sidomos gjatë javës së 3 të Qershorit, por për ekspertët e shëndetit publik një situatë e tillë nuk është surprizë.

Vetëm një ditë më parë janë regjistruar 219 persona pozitiv me Covid dhe janë kryer mbi 800 testime. Në krahasim me javët e para të Qershorit ku infektimet ditore shkonin mesatarashit 60 persona në ditë, tanimë rastet janë trefishuar.

Sezoni veror dhe fluksi i turistëve për epidemiologun Artan Simakun kanë dhënë efektin e tyre duke rritur dhe numrin e testeve ditore.

“ E pritshme sepse kemi thënë që me ardhjen e stinës së verës dhe me shtimin e kontakteve në popullatë dhe me rritjen e fluksit turistik parashikohet një rritje e lehtë me luhatje. Çdo lloj aktivieti dhe organizimi që ka grumbullimi ndikon , por masën endikimit nuk mund ta parashikojmë.”

Sipas ekspertëve të shëndetëisë pandemia nuk ka mbaruar dhe vëmendja duhet rikthyer tek masat anticovid dhe vaksinimi, sidomos tek ata që nuk kanë bërë asnjërën nga dozat. Ndërkohë edhe vaksinimet me dozën e 3 të vaksinës mbeten në nivele të ulta ku aktualisht e kanë kryer këtë vaksinë vetem 13% e popullsisë

“Të respektojnë masat e distancimit fizik kryesorja dhe mbajtja e maskës në ambjente të mbyllura,pra nuk duhet t’i harrojmë këto masa se duket sikur janë harruar në thonjza apo janë neglizhuar nga popullata. Çfarë është e rëndësishme vaksinimi me doza bazale të popullatës, ata që nuk kanë kryer dozën e parë, të kryejnë dozën e parë, dozën e dytë, të bëjnë dozën booster1. Ata që kanë marr dozën përforcuese të parë, të bëjnë të dytën.”

Aktualisht varianti dominues në vend është nënvarianti i Omicron BA2 ndërsa vjeshta nuk dihet çfarë mund të sjellë, nëse virusi kthehet në endemi apo do të kemi muntacione të reja.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?