Foto ilustruese

E pushoi nga puna, punëtori tenton të përdhunojë pronaren në Greqi

12 Dhjetor 2022, 17:41| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 17:42

  • Share

Një 50-vjeçare në Lerapetra të Greqisë, ka përjetuar momente tmerri pasditen e së premtes së kaluar në 9 dhjetor kur një prej punëtorëve pakistanezë që sapo e kishte pushuar nga puna, tentoi ta përdhunonte. 

Viktima e sulmit dëshmoi në polici se një 30 vjeçar nga Pakistani kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe kishte tentuar ta përdhunonte. Ajo tha se e njihte të riun pasi ky i fundit kishte punuar në serat e saj derisa 50 vjeçarja kishte vendosur që ta pushonte nga puna, shkruajnë mediat greke

Ajo tha se agresori kishte trokitur në derë dhe sapo ajo e kishte hapur, ishte sulmuar fizikisht nga pakistanezi i cili i kishte hedhur edhe një substancë të dëmshme në fytyrë. Ndërkohë policia greke është vënë në kërkim të pakistanezit i cili sapo ka kryer sulmin e rëndë, është arratisur nga vendngjarja. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?