Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi

VIP & Spektakël

‘E përsëritëm 6 herë’, Linda Halimi tregon sikletin e puthjes me vajzën në klip

12 Shtator 2018, 13:17| Përditesimi: 12 Shtator 2018, 13:24

  • Share

Klipi i fundit i këngëtares shqiptare me titull "Murda" bëri bujë kudo në mediat rozë për shkak të skenave erotike. Linda Halimi shfaqet duke shkëmbyer edhe puthje në buzë me një modele. E ftuar në “Wake Up” këngëtarja ka rrëfyer sikletin e këtij momenti.

“Unë jam person shumë i rezervuar. Gjërat intime i kam ruajtur për në dhomën e gjumit. Skena ka qenë shumë e sikletshme, sepse teksa ne duhet të silleshim sikur ishim vetëm, pas kamerës ishin pesë persona të ndriçimit, grimierë, gjithë stafi që po punonte me në. Na u desh ta përsërisnim puthjen gjashtë herë. I vetmi problem dhe dallim: buzëkuqi. Ngaqë i kishim të dyja buzët e lyera, sa herë na duhej të përsërisnim puthjen, duhet të lanim dhëmbët dhe të lyenim buzët sërish,”- është shprehur Halimi.

Momenti i puthjes në klipin e Linda Halimit 

Megjithatë Lindita tha se puthja me një femër nuk ishte shumë ndryshe nga ajo me një mashkull. Skena ishte ide e regjisorit, Chris Brann.

Komento

Komente

  • penci: 12/09/2018 14:35

    ju ka pelqyer.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?