Gjykata e Korçës ka lënë sot (31 korrik) në burg Ilirjan Selmani, autori i dyshuar për vrasjen brutale të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec.
Pas vendimit të trupit gjykues, Denis Mekolli avokati i të riut në një prononcim për mediat u shpreh se ky i fundit nuk e ka pranuar asnjëherë që e ka kryer vrasjen apo të ketë bashkëjetuar me viktimën.
“Fillimisht shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës. Ai nuk ka pranuar asnjëherë se është autor i veprës penale.Ka pranuar që kanë qenë në njohje por asnjëherë nuk kanë bashkëjetuar", tha Mekolli.
I ru ra në prangat e policisë më 28 korrik me dyshimin se vrau 52-vjeçaren Kozeta Teço, me të cilën kishte lidhje intime prej 3 vitesh.
Sipas bluve, i riu e vrau me thikë gruan të hënën (28 korrik) në orët e para të mëngjesit, dhe më tej i dogji shtëpinë ku ajo jetonte në lagjen nr.1 të Pogradecit për të fshehur gjurmët.
Kamerat e sigurisë të një banese pranë pallatit të krimit, e fiksuan të riun teksa largohej nga banesa e 52-vjeçares rreth orës 05.00 të mëngjesit të së hënës, dhe më tej i afrohet koshave të mbeturinave pranë shtëpisë së tij as 2 km nga banesa e zonjës, ku u gjetën peshqirë të gjakosur.
Në dëshminë e tij në polici, Ilirjan Selmani ka mohuar të jetë autor i krimit, por pranoi se ishte ai që i hodhi mori peshqirët e papastër nga shtëpia e bashkëjetueses - të cilët tha se i hodhi në kosh.
Pasi Gjykata e Korçës vendosi masën arrest me burg për autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec, avokati i këtij të fundit, Denis Mekolli në një prononcim për mediat tha se Ilirjan Selmani asnjëherë nuk e ka pranuar se e ka kryer krimin.
"Fillimisht dua të shprehim një ndjesë për viktimën, pavarësisht nëse është apo jo i mbrojtur nga unë. I mbrojturi nga unë në asnjë moment nuk e ka pranuar autorsinë e kryerjes së veprës penale, as në polici, as para gjykatës dhe as gjithë procedurës të pyetjeve të bërë ndaj tij.
Ka mbajtur një qëndrim që ka të bëjë me personalitetin e tij që është një djalë shumë i mirë dhe kurrsesi nuk mund të kryej një krim kaq të rëndë.
Edhe faktin e bashkëjtesës me viktimën ai nuk e ka pranuar. Ai ka pranuar që ka pasur një njohje, një njohje në kuptimin e fjalës pra si një njohje shoqërore apo çdo lloj njohje tjetër, por jo bashkëjetesë. Bashkëjetesa i referohet edhe ligjit dhe përcaktimeve të bëra në kodin e familjes se si është e ndërtuar bashkëjetesa, kurrsesi nuk jemi më rastet e bashkëjetesës.
Prokuroria ka paraqitur një sërë provash per të ruajtur konfidencialitetin e këtij hetimi. Ne nuk prononcohemi në lidhje me këto prova të garantuara nga ana e policisë deri në këto momente, por me bindje ne si mbrojtje deklarojmë para jush që prova dhe dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova për të mbrojtur prej meje si autor i kësaj vepre penale nuk ka. Kjo është bindja jonë deri në këto momente", tha avokati.
Në fund Mekolli tha për gazetarët se Selmani shprehu keqardhje kur mori vesh se 52-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
“Ai nuk ka pranuar në asnjë moment autorsinë e krimit të ngarkuar ndaj tij. Po kështu ka shprehur keqardhje për viktimën duke qenë i shokuar në lidhje me lajmin që ka marrë për të. Nuk mund të prononcohem për provat e garantuara deri në këto momente, ai është një sekret hetimor që i përket prokurorisë, gjykatës dhe mbrojtjes", përfundoi avokati.
Komente
