TIRANE-ReportTv siguron foton e automjetit të dytë të përdorur nga atentatorët që plagosen më 8 qershor Ardian Çapajn në Elbasan. Pas plagosjes me snajper nga Kodër Krasta autorët pasi kanë djegur makinën e përdorur tip "Volkswagen Sharan" ku u gjet i djegur dhe snajperi me numër serie të fshirë kanë përdorur një tjetër automjet.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga atentatorët është një "Volkswagen Golf" me të cilin janë larguar nga vendi i ngjarjes. Makina është fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte në zonë ndërsa dyshohet se targat e përdorura kanë qenë të falsifikuara.
Kjo është një tjetër provë në duart e grupit hetimor për të shkuar në gjurmët e autorëve të atentatit. Ardian Çapja u qëllua me snajper nga Kodër Krasta, por i shpëtoi atentatit të tretë, pasi plumbi e kapi në shpatullën e majtë, shumë pranë zemrës. Deri tani nuk të arrestuar për atentatin, ndërsa pista e hetimit janë dosjet e vjetra për larsje hesapesh.
Akoma dyshoni te targat ca lajmi per krye te faqes
Përgjigju