Viktima Kamer Idrizi

Kosova & Rajoni

E qëlluan me breshëri plumbash, humb jetën 42-vjeçari shqiptar në Shkup, rëndë në spital nipi tij

13 Maj 2021, 10:52| Përditesimi: 13 Maj 2021, 11:02

  • Share

MAQEDONI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup, ku 42-vjeçari shqiptar Kamer Idrizi, u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po udhëtonte me automjetin e tij.

Rreth orës 22:00 mbrëmjen e djeshme një persona nga një automjet ka qëlluar me "Kallashnikov" 90 plumba në drejtim të automjetit të tipit “golf” me të cilin po udhëtonte Kamer Idrizi dhe nipi i tij 22 vjeç.

Kamer Idrizi, një emër i njohur për policinë si person me precedentë të mëparshëm penalë, për shkak të plagëve të marra humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Ndërsa nipi i tij i cili mori 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, po lufton për jetën në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në lagjen Butel të Shkupit, në kryqëzimin e bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovinë” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.

Kamer Idrizi është bërë i njohur nga autoritete vendase në vitin 2019,kur disa persona të maskuar kanë qëlluar në drejtim të tij në një hotel në Shkup.

Policia po heton krimin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?