E qëlluan me çifte për ta balsamosur, shërohet mjelma, lihet e lirë në Liqenin e Pogradecit

11 Mars 2021, 14:34| Përditesimi: 11 Mars 2021, 14:43

  • Share

POGRADEC- Mjelma e plagosur, tashmë është rikuperuar dhe është e lirë të notojë në Liqenin e Pogradecit. Administrata e Zonave të Mbrojtura ka bërë me dije se ajo është rikuperuar totalisht për t'u rikthyer në habitatin e saj natyral.

"Para disa ditësh ju paraqitëm lajmin e trishtë të një mjelmë të plagosur në liqenin e Pogradecit. Sot jemi të lumtur t'ju bëjmë me dije që pas rikuperimit në qendrën e rehabilitimit në Divjakë, mjelma rikthehet përsëri në liqenin e Pogradecit që është dhe habitati i saj natyral! Kjo fal punës së punonjësve te Administratës së zonave të mbrojtura", thuhet në deklaratën zyrtare.

Mjelma ishte qëlluar me çifte, me qëllim që të balsamosej.

Mjelma e plagosur

1615470020_Sequence03.00002911.Still030.jpg

Mjelma e liruar

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?