E quajti 'Balonë tabake', Tabaku i përgjigjet Ramës: Eurobondin do ta çosh për projekte korruptive

10 Qershor 2020, 16:33| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 19:32

  • Share

1591019378_1581080427tabaku.jpg

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar duke i kthyer një përgjigje Edi Ramës që e quajti 'Balonë tabake' ndërsa e akuzoi kryeministrin se borxhi i ri që mori në tregjet ndërkombëtare do të shkojë për projektet korruptive.

"Edi Rama është një gënjeshtar i paskrupullt. Sa herë është në vështirësi bën 2 gjëra: gënjen edhe më shumë shqiptarët dhe sulmon personalisht këdo që u thotë shqiptarëve të vërtetën se ai është përgjegjësi për krizën e rëndë të ekonomisë.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, njësoj si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie, do të shkojnë për projektet korruptive të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve.

Ekonomia sot është në prag falimenti, bizneset po mbyllen, njerëzit marrin ushqim me lista, por Edi Rama vazhdon të firmosë koncesione korruptive 2,2 miliardë euro.

650 milionë euro të tjera, të marra borxh, janë vetëm maja e ajsbergut. Një borxh ekstra për veset e vjetra të kryeministrit Rama, pa asnjë shqetësim për hallet e shqiptarëve.

Me batutat e tij banale, bajate dhe të vjetra si ai vetë, mund të qeshin ata 5 veta që marrin tendera e koncesione, por jo 3 milionë shqiptarë. Ata janë skllevër që ai i ngarkoi me 4.2 miliardë taksa të rritura, i detyroi të largohen dhe që sot po mbyllin masivisht bizneset.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është më i varfër.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë është pa punë.

Sot prej Edi Ramës 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet.

Edi Rama, si kryeministri më i paaftë, më i dështuar dhe më i korruptuar i vendit, është fatura më e lartë që po paguajnë shqiptarët.

Nuk ka borxh të ri, amnisti fiskale për krimin apo kopje të shëmtuar programi që e shpëton nga largimi" tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Shqipëria siguron eurobondin 650 mln €, Rama: Pas tatim fitimit, hiqet TVSH-ja për biznesin e vogël, do jenë drita e syve të qeverisjes sonë deri në 2029


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?