E quajti ‘fashiste’ dhe ‘raciste’ në mes të koncertit, kryeministrja Meloni padit këngëtarin belg (VIDEO)

3 Gusht 2023, 09:01| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 09:19

  • Share

Këngëtari belg, Brian Molko është vënë nën hetim pasi quajti kryeministren Georgia Meloni ‘fashiste’ dhe ‘raciste. Kjo e fundit ka paditur këngëtarin, pjesë e grupit muzikor Placebo.

Gjatë një koncerti në festivalin Sonic Park, këngëtari i njohur ka brohoritur para publikut duke quajtur kryeministren e vendit, ‘fashiste’ dhe ‘raciste’.

“Georgia Meloni fashiste, raciste”, bërtiti Molko, siç shihet në videot e fansave nga koncerti të postuara në rrjetet sociale.

Për pasojë Meloni ka ngritur një padi ndaj tij, për shpifje kundër shtetit.

Sipas kodit penal italian, “Shpifja publikisht kundër shtetit” quhet vepër penale dhe dënohet me gjobë, e cila mund të variojë nga 1000-5000 euro.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?