Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj është shprehur se ai nuk ka hedhur asnjë firmë për inceneratorin e Elbasanit, e ndërsa ka hedhur akuza në drejtim të gazetarit të Shqiptarja.com, Adriatik Doçi i cili e ka zbardhur këtë aferë.
“Nuk kam asnjë firmë në procedurë për inceneratorin e Elbasanit, firma ime është vetëm mendim për një vendim të këshillit të ministrave”, tha Ahmetaj, teksa e ka cilësuar Doçin si “mercenar”.
Nisur nga kjo akuzë, nuk ka munguar përgjigja e gazetarit Doçi i cili ka zbuluar për herë të parë se Ahmetaj i ka dërguar 2 persona për ta blerë me qëllim që të mos e dërgojë çështjen në SPAK, po ai nuk ka pranuar.
"Mbaj përgjegjësi penale nëse pagesat e Klodian Zotos janë të pavërteta. Si mund të sajohen pagesa të tilla, me hotel, numër dhome, datë dhe orë, që përputhen me lëvizjet në TIMS.
Nëse provat e korrupsionit të Arben Ahmetajt që kam kallëzuar, janë të manipuluar, jam gati të shkoj në burg. Arben Ahmetaj më ka futur dy biznesmenë për të me blere, që të mos bëj kallëzimin dhe që të hesht. Kur miqtë e tij më kanë bërë kërkesën, Ahmetaj qëndronte në paradhomë duke dëgjuar. Kam refuzuar çdo ofertë korruptive. Do të dalin prova edhe më flagrante. Arben Ahmetaj ka ngrënë dhe ka pirë me Klodian Zoton. Ahmetaj është pronari i inceneratorëve, ndërsa Zoto është zbatuesi i skemës. Megjithatë, Ahmetajn e mirëkuptojmë, pasi po shkon drejt burgut për shkak të provave penale. Çuditërisht të gjithe ish ministrat nën akuze, para se të merren të pandehur, rrëfehen tek kolegu Blendi Fevziu.
Arben Ahmetaj ka refuzuar financimin tek Tirana, pasi nuk mori vilë dhuratë si për Elbasanin dhe Fierin. Kjo është arsye se pse u prish me Zoton, dhe Zoto nisi të mbledhë prova për Ahmetajn. Si ka mundësi që Zoto i dhuroi vilën në Hamallaj? Pranoi që ka marrë vilën, në emrin e bashkëjetueses, po pse nuk e ka deklaruar në ILDKPKI?
Lajmi kryesor:
Inceneratorët/ Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Mos bëj gjyqtarin, por Kryeministrin! Jam i pastër! Nuk kam përfituar asgjë nga Zoto! S'ia kam dhënë unë dosjen Ilir Metës
B.K./ReportTv.al