E reja e Rugovës kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët! Rama: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse s’kemi miq të mëdhenj

5 Tetor, 11:58| Përditesimi: 5 Tetor, 16:33

  • Share

“Jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë nëse nuk kemi miq të mëdhenj.” Përmes kësaj fjalie, kreu i qeverisë Edi Rama, i dërgoi një mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pas përplasjeve me partnerët ndërkombëtarë.

“Për mua është një parakusht absolut për çdo vend të vogël që të ketë miq....ditën që dikush do të vijë të na trokasë te dera mund ta mbrojmë shtëpinë më mirë me këta miq. Mbajtja e miqve në kushtet e vendeve si tonat, është një parakusht për të cilin çdokush ka në dorën marrëdhëniet ndërkombëtare, raportin e shtëpisë me çfarë ka jashtë shtëpie

E ftuar në podcastin “Flasim”, nusja e djalit të Ibrahim Rugovës Blerta Kllokoqi Rugova, që paralajmëron futjen në politikë, tha se prishja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët është frikë që ndihet te shqiptarët e Kosovës.

“Duhet ndjekur një rrugë nga çfarë na është pasur më herët, të mos prishim raportet me ndërkombëtarët. Kjo është një frikë personale imja dhe ndoshta edhe e shumë të tjerëve, që kanë qenë apo janë aktivë në politikë. Zhvillimet e fundit po i shohim me një sy shumë kritik, sidomos kritikat që po vijnë me të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto janë disa elemente që duhen parë, zgjedhjet janë shumë shpejt.”

Në podcastin “Flasim” kryeministri Edi Rama komentoi edhe përplasjet në Kuvend, duke thënë se opozita te ne, është bërë shembull i keq edhe për parlamentin e Kosovës.

“Në parlament ne ndër të tjera kemi prish edhe Kosovën, u prish edhe në Kosovë, dhe ne e dhamë shembullin, ata që I dhanë këtë lloj toni politikës, erdhën nga partia e mëparshme e cila nuk kishte rrugë të mesme, o jemi ne, ose është armiku. E gjithë mënyra sesi komunikohet është skandaloze. Fjala kriminel, fjala hajdut është bërë si bukë e djathë edhe atje”

Ora 12:08
Blerta Rugova: Thënia e presidentit që më dha forcë gjatë arrestimit të bashkëshortit

 

Blerta Kllokoqi Rugova, nusja e djalit të Ibrahim Rugovës , ose siç thirret në popull “e reja e Rugovës”, erdhi sot me një rrëfim ndryshe në podkastin “Flasim”, ndërsa shprehu edhe ambicien e saj për t’u marrë me politikë.

Edhe pse nuk e ka njohur personalisht Presidentin Rugova, pasi ai ishte ndarë nga jeta kur ajo u bë pjesë e familjes, Blerta tregon se disa virtyte të tij i sheh të reflektuara te fëmijët e saj.

Blerta ka rrëfyer gjithashtu edhe për arrestimin e bashkëshortit të saj, Ukë Rugova, gjatë kohës që ajo ishte shtatëzënë, si edhe thënien e ish-presidentit Rugova që i dha asaj kurajo në atë moment tejet të vështirë.

“Në atë kohë, më është përmbysur bota. Mirëpo, mua që atëherë më pati dërguar Uka një letër, që më ka treguar thënien e Presidentit. Më ka thënë, ‘Mos harro! Në politikë dhe në paraqitje publike, apo në shërbim të popullit, më e lehta që mund të të bëjnë është burgu. Burgu është luks.’ Edhe, aty e kam marrë vehten.

Në të vërtet e kam marrë veten se më është kujtuar më së pari nëna e Presidentit Rugova, që e ka humbur edhe burrin edhe vjehrrin, kur e ka patur djalin vetëm një muaj e gjysmë. Por, ka vazhduar. Nuk u dorëzua. Kështu që, unë e dija që të paktën Uka është diku. Është një proces, i cili e ka një fillim, do ta ketë edhe një mbarim. Dhe mua më duhet të kaloj në atë proces,” u shpreh Blerta Rugova.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/10/2024 04:01

    Miqte duhen,i vogel,i madh te jesh,por nuk eshte e shendetshme te vuash nga kompleksi i inferioritetit dhe as nga ideja se te qenit,mik apo vasal i dikujt eshte e vetmja shprese, ndihme e kusht per te mbijetuar situatave.Dhe kjo vlen per individet,shtetaret,politikanet,por dhe shtetet vete.

    Përgjigju
  • Lami: 05/10/2024 15:46

    Jo me kot eshte ajo shprehja 'Vlora mbytet e Rama llafos miqte' - sot e ka zgjedhur te lancoje opercionin nr.3 "Minimi i Kurtit"!

    Përgjigju
    • Dani: 05/10/2024 20:46

      Kurti eshte I vetem ne shkretetire.Por eshte trim kosove nuk ka nevoje per njeri

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?