Ministria e Jashtme në detyrë e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe Arbnora Fejza-Idrizin

E reja theu rekordin Guinness, ministria e jashtme Stublla: Urime! Flamuri më i madh në botë i formuar me origami është ai i Kosovës

19 Shkurt 2021, 12:22| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 12:27

  • Share

Ministria e Jashtme në detyrë e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla , përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka shprehur urime të përzemërta për Arbnora Fejza-Idrizin, fitueses së çmimit Guinness për krijimin e mozaikun më të madh me Origami në botë, në të cilin paraqitet flamuri kosovar.

“Flamuri më i madh në botë i formuar me origami është ai i Kosovës, i njohur zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness! Falë përkushtimit të znj. Fejza-Idrizi dhe studentëve nga Skënderaj kjo u bë e mundur – Faleminderit që jeni ambasadorë të Kosovës.”, shkruan ajo në postim.

Sipas saj çdo vepër e mirë, secili gur/origami i vendosur për të mirën e Kosovës, është akti më i vlefshëm për ta bërë krenar vendin e popullin tonë.

 


Lajmi kryesor:

Krijon mozaikun më të madh me Origami në botë, artisja thyen rekordin Guinness me flamurin kosovar


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?