E reja u vetëvra se i publikuan foto intime, avokati në Report Tv: Të mbyllet përkohësisht Tik-Tok! Eskperti: Duhet kujdes në përdorimin e aplikacionit

13 Shkurt, 14:48| Përditesimi: 13 Shkurt, 15:26

  • Share

Policia dyshon se publikimi i disa fotove intime në rrjetet sociale, çoi drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare në Kamëz. Blutë e kryeqytetit arrestuan 39-vjeçarin Altin Çoku, personazh të njohur të Tik-Tokut, i cili krijoi lidhje me nënën e një vajze të mitur, ndërsa një foto e tyre në momente intime mori dhënë në rrjetet sociale.

Avokati Gentjan Serjani, i ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv hodhi idenë që të mbyllet përkohësisht Tik-Tok.

‘Referuar rasteve të fundit mendoj se duhet të ketë një lloj ndalimi i këtij aplikacioni duke parë se çfarë pasojash ka sjellë. Duke parë se cili është shteti, duke ju referuar rasteve të fundit të raportuara por edhe rasteve që nuk janë bërë publike mendoj se kanë nevojë për një lloj ndalimi të përkohshëm për këtë lloj aplikacioni. Është shkarkuar nga 300 milionë qytetarë evropianë. Ka platforma të tjera që mund të përdoren dhe që janë të sigurta. Kanë një lloj përgjigje më të shpejtë në kohë dhe efikase pasi ne duhet të mbrojmë dinjitetin e qytetarëve. Aktualisht kemi një vepër penale të parashikuar ndërhyrje të padrejta në jetën private. Është duke u rishikuar gjithë kori penal.’- tha avokati.

Nga ana tjetër, Ergest Nako, ekspert për sigurinë kibernetike thotë ky lloj aplikacioni duhet të përdoret me kujdes.

‘Rasti i Tik-Tok-ut është rasti tipik ku të dyja palët janë problematike. Nuk duhet ta neglizhojmë si përdoren mediat digjitale. Përgjithësisht ka treguar se nuk është në nivelin duhur. Kjo paltformë duhet trajtuar në një mënyrë më të kujdesshme kundrejt kontentit.’- tha Nako.

Eksperti deklaroi se nëse qytetarët hasen me raste shantazhi, duhet të raportosh.

‘Ka patur raste kur miq të mi më ka pyetur u kam thënë të njoftojnë policinë e shtetit. Është një trend në rritje që individët drejtohen të njerëzit e tyre të njohur. Nuk je ti që po bën gjë të gabuar, por është dikush tjetër që të kërcon. Duhet të raportosh. Me zhvillimin e inteligjencës artificiale do të shikojmë një keqpërdorim shumë të madh të kontetit të krijuar nga Inteligjenca artificiale.’- tha Nako.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?