FIER- Një ngjarje e rende është shënuar këtë pasdite në Mbrostar Ura në Fier, ku një qen ka sulmuar një vajzë 10-vjeçare duke i lënë plagë në trup e gjymtyrë.
Vajza është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Fierit, ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Kafsha e rrezikshme është kapur dhe është vënë në izolim nga policia e shtetit, ajo bahskiakia dhe një veteriner. Nisur nga kjo ngjarje e rëndë policia bashkiake në Fier dhe Drejtoria e Veterinarisë i kanë bërë thirrje të gjithë poseduesve të kafshëve shtëpiake, të marrin masa jo vetëm për izolimin e tyre po edhe për trajtimin e tyre me vaksina.