TIRANË- Një sherr banal i cili rezultoi fatal, i mori jetën mesditën e kësaj të shtune Ilir Kapos 60 vjeçe, pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë. Ka qenë Olgert Dhimitri ai ka qëlluar me thikë 60-vjeçarin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv Kapo dhe Dhimitri po konsumonin alkool në një lokal pranë vendit të ngjarjes. Fillimisht mes tyre ka nisur një konflikt me fjalë në lokal dhe më pas kanë dalë jashtë, ku autori e ka goditur për vdekje me thikë viktimën. Mësohet se autori përveç alkoolit, ishte një konsumator i lëndëve narkotike.
Në pranga është vënë 37-vjeçari, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërriti edhe ambulanca për të transportuar drejt morgut trupin e pajetë.
Autori Olgert Dhimitri
Viktima në tokë
Detaje të reja nga vrasja e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se konflikti mes viktimës dhe autorit të ngjarjes ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin "malok" dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje.
Ky është Olgert Dhimitri, autori i vrasjes që tronditi kryeqytetin disa minuta më parë.
MALOK KA QENE ,,,mut muti,,,,nuk ka asgje te keqe,,,kemi ne shqiperi malok,,lab,,....
Përgjigju