Një 60 vjeçar nga Erseka është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Gramoz, në tokën greke. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se Ferit Koxha punonte në Greqi si çoban.
Që prej prej datës 22 shtator kishte humbur kontaktet dhe ishte deklaruar i humbur nga vetë punëdhënësit.
Veprimet hetimore do të kryhen nga ana e autoriteteve të shtetit fqinj.
Komento
Komente
