Foto ilustruese

E rëndë, ndërron jetë një 11-vjeçar gjatë një udhëtimi Stamboll-New York! Aeroplani u desh të bënte një ulje emergjente në Budapest

11 Qershor 2023, 17:15| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 00:29

  • Share

BUDAPEST- Një ngjarje e rëndë nga ndodhur ne bordin e një fluturimi të Turkish Airliness. Një fëmijë 11-vjeçar humbi jetën gjatë fluturimit.

Fillimisht ai humbi vetëdijen në bordin e fluturimit nga Stambolli për në Nju Jork dhe më pas, pasi aeroplanit iu desh të bënte një ulje emergjente në Budapest, duke mos marrë ndihmën mjekësore përkatëse, i mituri ka ndërruar jetë.

Shërbimi Mjekësor i Aeroportit u paraqit pasi avioni TK003 u ul në Budapest të dielën, por fëmija nuk mundi të shpëtohej pavarësisht kujdesit të menjëhershëm mjekësor, shkruan Reuters.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?