E rëndë në Lezhë/ I shpërtheu goma e kamionit që po frynte, ndërron jetë gomisti 56-vjeçar

6 Janar 2023, 09:00| Përditesimi: 6 Janar 2023, 14:23

  • Share

Një incident tragjik i ka marrë jetën 56 vjeçarit, Spase Milloshit mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot. 56 vjeçarit i ka plasur goma e një trajleri të tonazhit të rëndë të cilën po e frynte gomisterinë ku punonte. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se rrethi prej hekuri i gomës që 56 vjeçari po frynte është shkëputur dhe e ka goditur të ndjerin në kokë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për sqarimin e rrethaneve të këtij incidenti të rëndë, që i mori jeten 56-vjeçarit Spase Milloshi, ndërsa në lidhje me rastin pritet të nisë verifikimet edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, për të parë nëse janë respektuar rregullat e sigurisë. Spase Milloshi me banim në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës, punonte prej vitesh me të gjithë rregullat pranë kësaj gomisterie.

Ora 09:32
I plasi goma e kamionit ndërkohë që po e frynte, publikohet FOTO e 56 vjeçarit që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm

1672994178_spasemilloshi.JPG

Ky është 56 vjeçari, Spase Milloshi i cili ndërroi jetë tragjikisht mëngjesin e ditës së sotme kur i ka plasur goma që po frynte në servisin e tij.

Ora 09:20
EMRI/ Ndërroi jetë pasi i plasi goma e kamionit brenda në gomisterinë e tij, zbulohet identiteti i viktimës në Lezhë

1672993344_vendngjarje.JPG

Spase Milloshi është 56 vjeçari i cili ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa Milloshi po frynte gomën e një kamioni që kishte ndaluar në gomisterinë që ai e kishte në pronësi.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/01/2023 23:32

    Kur goma eshte sterkonsumuar e holluar e nuk mban me,s'ka mates presioni ne bote qe te shpeton nga shperthimi.

    Përgjigju
  • Kushte extreme: 06/01/2023 14:26

    Ngullellime familjes! Kjo eshte nje nga ato raste kur punetori hallexhi e peson nga neglizhenca e te tjereve. I ndjeri njihet ne te gjithe Lezhen si njeri punetor por fati e deshibte ndodhte keshtu. Kemi pare qindra raste kur gomat e pasme te kamionave jane me te lemuar se veza dhe kane kaluar cdo nivel sigurie dhe prape I mbajne ose deri sa te plasi vete ose deri sa ti dalin telat rrugeve dhe ky eshte nje rast kur disku I kalbur se ka mbajt presionin e gomes dhe eshte shkeputur duke I marre jeten nje kryefamiljari. U prehsh ne paqe, Amin

    Përgjigju
  • Pse..: 06/01/2023 12:43

    Sa gjynah o zot,pse merr vdekja puntoret dhe fukarejte..!? Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • Gomisti: 06/01/2023 10:30

    Aty e ka patur te shkruar bej cfare te duash ne mos te goma do ta gjente ne vend tjeter. Ngushullime familjes Zoti jua lehtesofte dhimbjen.

    Përgjigju
  • Nuk jam profesionist po kaq e di: 06/01/2023 09:52

    Gjeja e pare qe ky duhet re bente ishte qe kompresorit ti vinte matesin e presionit te ajrit. Fry e fry dhe i ka plasur. Ky paska patur gomisteri dhe e ka ditur vjetersine e gomave te rrotave.

    Përgjigju
    • A. N.: 06/01/2023 13:58

      Pa mates si mund te fryhet goma ne presionin e caktuar?

    • Njoni: 06/01/2023 11:24

      Kete te drejt ashtu ka shum në shqiperi nuk kan matsa.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?