Kronikë
Top 24

Greqi/ Ekzekutohet shqiptari me breshëri plumbash në një lokal në sheshin Omonia, mbante epitetin ‘burri i shëndoshë’ (VD)

13 Dhjetor 2018, 07:29| Përditesimi: 13 Dhjetor 2018, 15:08

  • Share

GREQI - Një 44-vjecar shqiptar është ekzekutuar në një lokal në sheshin Omonia në Greqi. Shqiptari ishte brenda në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash, ndërkohë që ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Identiteti i shqiptarit të ekzekutuar nuk bëhet i ditur, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë as për autorët e krimit. Por mësohet se shqiptari ishte i njohur në këtë lokal dhe mbante nofkën “burri i shëndoshë”.

Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të hakmarrjes por nuk përjashtohen dhe pista të tjera, si ajo e një konflikti të mundshëm për prishjen e pazareve të drogës. Kjo është vrasja e 5-të me viktima shqiptarë në shtetin fqinj në harkun kohor të një muaji. Ndërkohë një i ri shqiptar është dhunuar vetëm 2 ditë më parë, barbarisht, në burgjet greke.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?