Foto ilustruese

E rëndë në Berat, humb jetën gjatë mesnatës 71-vjeçarja! Pati kontakt me rrymën elektrike, familjarët e gjejnë të shtrirë në tokë

1 Shtator 2022, 11:15| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 12:03

  • Share

BERAT- Një 71-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në Berat. E moshuara është gjetur nga familjarët ndërsa dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ngajrja ka ndodhur rreth mesnatës, në fshatin Goriçan të Beratit .Sipas banorëve të fshatit, e moshuara Shaqe Domi jetonte vetëm në banesën e saj pasi fëmijët i kishte jashtë vendit. Për të kujdesej shpesh kunati, i cili nuk ndodhej atë moment në banesën e viktimës. Kur u kthye në banesë për të përshëndetur e gjeti të shtrirë në tokë me dorën në prizë.

Vijon puna për hetime të tjera rreth ngjarjes, 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?