Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Berat/ Ishte duke punuar, ndërron jetë 47 vjeçari! E zuri poshtë një masiv guri (EMRI)

17 Dhjetor 2024, 13:03| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:29

  • Share

Berat-Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në qytetin e Beratit. Një 47 vjeçar ka ndërruar jetë pasi duke punuar në një shtëpi private e ka zënë poshtë një masiv guri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth 11:30, në lagjen "13 Shtatori", në rrugën e Kalasë.

“Rreth orës 11:30, në lagjen "13 Shtatori", në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat”, informoi sot policia.

Pavarësisht se Gani Selenica është transportuar në spital nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?