Kronikë

E rëndë në Bulqizë/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 80-vjeçari (EMRI)

24 Mars, 10:36| Përditesimi: 24 Mars, 13:54

  • Share

Bulqizë-Një banesë në katin e parë të një pallati në Bulqizë është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10.

Për pasojë ka ndërruar jetë Xhevdet Cara rreth 80 vjeç.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima jetonte vetëm me bashkëshorten e cila nuk ishte aty në mometin e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Mëngjesin e  sotëm, rreth orës 09.10,  në  qytetin e vjetër  Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xhevdet Cara, ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xhevdet Cara, i cili ka humbur jetën në spital”, informoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?