E rëndë në Burrel, fëmija 2 vjeç humb ndjenjat në çerdhe! Vdes në spital

11 Shtator 2023, 12:59| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 16:10

  • Share

BURREL - Një fëmijë vetëm 2 vjeç ka ndërruar jetë mesditën e 11 shtatorit në spitalin e Burrelit. 

I mituri ka shfaqur probleme në çerdhe dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mbijetuar.

Policia informon se i mituri ishte dërguar nga prindërit në ambientet e çerdhes publike nr 2, në Burrel "ku ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit" informoi sot policia.

Fëmija nuk ka mundur të mbijetojë por ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë burimet thanë se fëmija ka lindur me defekt interatrial që ndryshe njihet si “vrime në zemër”. Ndërsa sot fëmija ka pasur komplikacione për shkak se ishte prekur nga viroza e temperaturë të lartë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 11/09/2023 18:20

    Sa prinder i cojne femijet me pak temperature ne kopsht , cerdhe e shkolle se skan si te marrin leje. Ka pa fund nuk eshte kjo qe duhet te permendet . Ngushellime familjes per kete lule te vogel .

    Përgjigju
  • Sot: 11/09/2023 13:18

    Kur ka viroze dhe temperature pse e keni derguar ne cerdhe sot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?