Foto ilustruese

Kronikë

E rëndë në Cërrik, 65-vjeçari mbytet në ujërat e kanalit vaditës të fshatit, dyshohet për ngjarje aksidentale

21 Korrik, 15:39| Përditesimi: 21 Korrik, 15:48

  • Share

Cërrik- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Cërrik.

Një 65-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujërat e kanalit vaditës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtërmen.

Policia konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se viktima është 65-vjeçari me inicialet G. B..

“Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi Policia e Elbasanit.

Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj mbytjeje. Ekspertiza dhe dëshmitë do përcaktojnë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?