Kronikë

E rëndë në Devoll/ Zetori përmbyset në rrugë dhe zë poshtë drejtuesin, ndërron jetë

4 Gusht, 12:10| Përditesimi: 4 Gusht, 13:11

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Menkulas të bashkisë Devoll, ku një mjet bujqësor tip zetor është përmbysur, duke zënë poshtë drejtuesin e tij.

Fatkeqësisht 75-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

"Rreth orës 11:00, në fshatin Menkulas, shtetasi H. L., rreth 75 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit bujqësor (zetor) dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi H. L", informoi sot policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?