Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Maqellarë, ku një 27 vjeçar ka vdekur pasi është qëlluar me armë gjahu çifte nga shoku i tij teksa kishin dalë për gjueti.
Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Rifat Xheleshi 18 vjeç dhe Gentian Kosiqi (viktima) 27 vjeç, kishin dalë për gjueti. Xheleshi, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shokun e tij Gentian Kosiqi, banues në Maqellarë. Si pasojë e plagëve të marra 27 vjeçari ka humbur jetën në spital.
Shkaku mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur e cila u ka kufizuar shikimin. Ka qenë një shok tjetër i cili bashkë me autorin kanë marrë shokun e plagosur dhe e kanë nisur për në spital, por ai fatkeqësisht nuk ka mbijetuar prej plagës që ka marrë.
Menjëherë më pas autori është vënë në pranga dhe policia po e merr në pyetje për të zbardhur ngjarjen e plotë, e cila ka qenë aksidentale. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, me të cilën është qëlluar viktima.
Ndërkohë kujtojmë se një rast i ngjashëm ka ndodhur më 26 nëntor në qytetin e Bulqizës, ku mbeti i vrarë Elidon Basha, 22-vjeç, teksa kishte dalë për gjueti me mikun e tij. Ajo që nisi si gjueti mes dy të rinjve, Klodian Kolës dhe Elidon Bashës përfundoi në vrasjen e këtij të fundit me anë të një kallashnikovi.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e gjahut çifte. Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, shtetasit R. XH. dhe G. K, kanë qenë për gjueti. Shtetasi R. XH., 18 vjeç dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.
Rifat Xheleshi dhe viktima Gentjan Kosiqi
Ky është 18 vjeçari Rifat Xheleshi i cili sot ka vrarë pa dashje me armë gjahu teksa kishin dalë për gjueti, shokun e tij Gentian Kosiqi 27 vjeç.
Rreth orës 14:45 në malet sipër fshatit Hobok është plagosur për vdekje shtetasi Gentjan Kosiqi.
Sipas informacioneve të policisë kanë qenë për gjueti viktima Gentjan Kosiqi dhe shoku i tij Rifat Xheleshi, ky i fundit dyshohet ta ketë qëlluar aksidentalisht shokun e tij. Shkaku mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur e cila u ka kufizuar shikimin. Ka qenë shoku tjetër i cili bashkë me autorin kanë marrë shokun e plagosur dhe e kanë nisur për nl spital.
E cna duhet nje foto e personit qe ju vidhi neper rrjete sociale "media" vemje?!
Përgjigju