Kronikë

E rëndë në Durrës, 29-vjeçarja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes me operacion, familjarët denoncojnë mjekët

6 Korrik 2021, 17:42| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 18:23

  • Share

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, pasi një 29-vjeçare ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes. Viktima është identifikuar si Ardita Muça nga Arapaj. E reja ka lindur fëmijën e dytë, djalë me datën 30 qershor në maternitetin e Durrësit dhe lindja është kryer me operacion. Mësohet se 29-vjeçarja deri me datën 4 korrik ka qenë e shtruar në spital dhe pasi ka lënë spitalin ka shkuar në banesë.

Me datën 5 korrik, teksa ka qenë në shtëpi me motrën e saj, në rrethana të çuditshme, sipas raportimeve të familjarëve, ka pirë ujë të ftohtë dhe më pas ka rënë për tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë ka mbërritur në spitalin Rajonal pa shenja jete.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Sakaq familjarët e 29-vjeçares kanë bërë denoncim në polici, ku akuzojnë bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm.

'Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.'- njofton policia.

Lajmërimi i varrimit për 29 vjeçaren

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjeku popullor: 06/07/2021 18:52

    Aq i ftohte duhet te kete qene uji sa i ka shkaktuar infarkt miokardi ngushullime familjes Zoti ju dhente force qe te perballojne dhimbjen mjere ata dy femije qe do te rriten pa dashurine dhe ngrohtesine e nenes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?